"Stacioni hapësinor tokësor" i Kinës nis funksionimin provë
2023-04-20 20:25:43

foto nga

Infrastruktura e Simulimit dhe e Studimit të Mjedisit në Harbin të provincës Heilongjiang/ foto nga CFP

Infrastruktura e Simulimit dhe e Studimit të Mjedisit (SESRI), "stacioni hapësinor tokësor" i Kinës, u vendos së fundmi në funksionim provë, njoftoi të martën "Gazeta shkencore e Kinës".

SESRI, që gjendet në Harbin, kryeqendra e provincës Heilongjiang, është një platformë e eksperimenteve tekniko-shkencore hapësinore në shkallë të madhe me bazë në Tokë, e projektuar për studimin e çështjeve bazë shkencore në materialet hapësinore, pajisjet, fizikën magnetosferike dhe fusha të tjera.

Kjo platformë, e prodhuar bashkërisht nga Instituti i Teknologjisë i Harbinit dhe Korporata e Shkencës dhe e Teknologjisë së Hapësirës Ajrore e Kinës, ka mundësi simulimi për nëntë faktorë të mjedisit të hapësirës, si plazma, zbrazëtia, rrezatimi i grimcave dhe rrezatimi diellor elektromagnetik.

"Më tepër se 110 universitete dhe institute kërkimore nga brenda e jashtë vendit janë regjistruar për këtë platformë," u shpreh Li Liyi, nëndrejtori ekzekutiv i SESRI-t.

Li shtoi që, në të ardhmen, platforma do të luajë gjithashtu një rol të rëndësishëm në fusha si shkenca e trurit, jeta e shëndeti dhe krijimi i instrumenteve të nivelit të lartë. (Artan)

foto nga CFP

foto nga CFP

foto nga CFP

foto nga CFP