Francezja “Remy Cointreau” synon zgjerimin e pranisë në Kinë
2023-04-20 11:39:53

Foto nga VCG

Foto nga VCG

I nxitur nga politikat e Kinës për blerjet “duty-free offshore” në Portin e Tregtisë së Lirë Hainan dhe kërkesa në rritje për produkte alkoolike premium dhe të diversifikuar, “Remy Cointreau Group”, kompania franceze e pijeve alkoolike, do të prezantojë më shumë produkte dhe do të zgjerojë shitjet e saj në kanalet “duty-free” në tregun fitimprurës të vendit.

 

Me rritjen e klientëve me të ardhura mesatare dhe shijet e tyre gjithnjë e më të dallueshme, konsumi në rritje i Kinës i pijeve alkoolike si konjaku dhe uiski do t'i shtyjë korporatat shumëkombëshe si “Remy Cointreau” të investojnë më shumë në këtë treg për të përmbushur kërkesën lokale, deklaroi Sophie Phe, drejtoreshë ekzekutive e “Remy Cointreau China”. Duke folur gjatë Ekspozitës së tretë Ndërkombëtare të Produkteve të Konsumatorit në Kinë (CICPE) të mbajtur në Haikou, në provincën Hainan, javën e kaluar, Phe tha se “Remy Cointreau”, një pjesëmarrës për herë të tretë në panair, shfaqi në event një sërë produktesh, duke përfshirë shampanjën, uiskin skocez, xhinin dhe konjakun.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Për të përmbushur kërkesën e konsumatorëve vendas për uiski “single malt”, kompania së fundmi lançoi dy produkte të reja, “Octomore 13.1” dhe “Black Art 10.1”, nga distileria e saj në ishullin Islay, Skoci, në tregun kinez. Phe theksoi se ekspozitat ndërkombëtare me ndikim të Kinës, të tilla si CICPE dhe “China International Import Expo”, janë platforma kryesore për kompanitë e huaja si “Remy Cointreau” për të promovuar më tej shitjet dhe ndërgjegjësimin e markës.

 

“Ato përfaqësojnë një mundësi fantastike për të shfaqur produktet tona dhe për të ndarë vlerat tona thelbësore me konsumatorët, si dhe për të demonstruar angazhimin tonë afatgjatë ndaj tregut kinez”, tha Phe, duke shtuar se CICPE dhe Porti i Tregtisë së Lirë Hainan do të luajnë një rol jetik në sektorin global të shitjes me pakicë, duke shërbyer si një dritare drejt Kinës, pasi ato kontribuojnë në paradigmën e saj të zhvillimit me qarkullim të dyfishtë.

 

Sipas modelit me qarkullim të dyfishtë, tregu i brendshëm është shtylla kryesore, ndërsa tregjet e brendshme dhe të huaja përforcojnë njëri-tjetrin. “Me investimet e ardhshme në Hainan, ne besojmë se ky treg do të vazhdojë të rritet dhe të nxisë më shumë klientë. Prandaj, “Remy Cointreau” do të vazhdojë të zgjerojë gjurmën e saj të shitjes me pakicë në provincën e ishullit tropikal”,- tha ajo.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Përveç hapjes së dy dyqaneve në Haikou në vitin 2021 dhe këtë vit, kompania ka investuar në fusha të tilla si shërbimet premium, duke përfshirë darka ekskluzive të nivelit të lartë me klientët dhe ritualin e personalizuar të dhuratave, si dhe kanale të shitjeve në internet dhe zhvillim të qëndrueshëm për të ruajtur një rritje e fortë në Kinë.

 

E nxitur nga një popullsi kineze gjithnjë e më e urbanizuar dhe shijet e tyre në zhvillim, Kina aktualisht llogaritet ndër tregjet kryesore të shumë kompanive globale të ushqimit dhe pijeve për sa i përket të ardhurave, tha Guo Xin, profesor marketingu në Universitetin e Teknologjisë dhe Biznesit të Pekinit.

 

“Paketat e politikave të vendit për të stimuluar konsumin, periudhat e pushimeve dhe festivalet e blerjeve në internet, si dhe ekonomia shtëpiake, kanë krijuar të gjitha një vrull rritjeje”,- tha Guo.