Kinë - shkalla e papunësisë urbane e anketuar ishte 5.3 për qind në mars
2023-04-19 10:15:32

Foto nga VCG

Shkalla e papunësisë urbane e anketuar në Kinë qëndroi në 5.3 për qind në mars, 0.3 pikë përqindje më pak se shkurti. Të dhënat nga Zyra Kombëtare e Statistikave treguan se shkalla e papunësisë mes personave të moshës 25 dhe 59 vjeç, që përbëjnë pjesën më të madhe të tregut të punës, ishte 4.3 për qind.

Sipas të dhënave, shkalla e papunësisë e anketuar në 31 qytete të mëdha arriti në 5.5 për qind në mars, me 0.2 pikë përqindjeje më pak nga muaji në muaj.

Në tremujorin e parë të vitit 2023, shkalla e papunësisë urbane e anketuar e Kinës arriti në 5.5 për qind, duke rënë me 0.1 pikë përqindje nga tremujori i katërt i vitit 2022, treguan të dhënat, citon “Xinhua”.

Shkalla e papunësisë urbane e anketuar është llogaritur bazuar në numrin e të papunëve që kanë marrë pjesë në anketën e punësimit në zonat urbane, duke përfshirë punëtorët migrantë në qytete. (Elona)