Ligjvënësit evropianë kërkojnë një qëndrim autonom e bashkëpunues të BE-së ndaj Kinës
2023-04-19 16:42:54

foto nga VCG

foto nga VCG

Disa anëtarë të Parlamentit Evropian u bënë thirrje të martën vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të ndjekin një politikë autonome ndaj Kinës, të pavarur nga Shtetet e Bashkuara, dhe të kërkojnë bashkëpunim e jo kundërvënie me Pekinin.

Parlamenti Evropian mbajti të martën në Strasburg një sesion plenar mbi "nevojën për një strategji koherente për marrëdhëniet BE-Kinë", pas vizitave që kanë bërë javët e fundit në Pekin disa udhëheqës evropianë, duke përfshirë kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez, presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryetaren e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

"Pas vizitës në Kinë, presidenti francez Macron deklaroi se Evropa ka nevojë për më shumë autonomi strategjike dhe nuk duhet të jetë vasale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Unë nuk kam prirje të bie në një mendje me Emmanuel Macron-in, por këtë herë mendoj që ai kishte të drejtë, sepse politika e tanishme evropiane është e pakuptimtë dhe po shkatërron Evropën," tha në debat deputeti i pavarur sllovak Milan Uhrik.

Ai u referua fjalëve të Macron-it në një intervistë për shërbimin e lajmeve "Politico" me bazë në ShBA dhe gazetën franceze "Les Echos" në avion gjatë kthimit nga një vizitë shtetërore treditore në Kinë, i cili tha që Evropa e kishte rritur varësinë e saj nga Shtetet e Bashkuara për armë e energji dhe tani duhet të përqendrohet në forcimin e industrive të saj të mbrojtjes. Kreu i shtetit francez theksoi që Evropa duhet të ulë varësinë nga Shtetet e Bashkuara dhe të luftojë për autonominë e vet strategjike. (Artan)

foto nga VCG

foto nga VCG

foto nga VCG