"Rrethi i vogël" i G7-s, në anë të kundërt me kohën
2023-04-19 19:06:26

Mbledhja e Ministrave të Jashtëm të Grupit të 7 Vendeve (G7), që sapo u mbyll në prefekturën Nagano të Japonisë, është preludi i Samitit të G7-s që do të zhvillohet në maj. Në deklaratën e përbashkët të bërë në këtë mbledhje, ku ruhet mendësia e vjetruar e Luftës së Ftohtë, fabrikohen kundërvënie në problemet si kriza e Ukrainës, situata në ngushticën e Tajvanit etj. Jashtë vendit të zhvillimit të mbledhjes, japonezët zhvilluan protesta, për të shprehur pakënaqësinë e tyre, duke mbajtur parulla si "Poshtë G7-a", "Jo luftës" etj.

G7-ja konsiderohet si "Klubi i vendeve të pasura". Me evolucionin e epokës së globalizimit, pesha specifike e PBB-së së përgjithshme të vendeve të G7-s në PBB-në globale është ulur në 43.91 për qind vitin e kaluar, gjë që tregon se ndikimi i këtij grupi është në rënie. Gjithnjë e më shumë fakte tregojnë se "rrethi i vogël" i G7-s ka plot ngjyresa të kundërvënies së blloqeve e të gjeopolitikës dhe shkon në anën e kundërt me rrymën e shumëpolarizimit të botës e të demokratizimit të marrëdhënieve ndërkombëtare.