Sulmi ndaj ambasadorit të BE-së në Sudan, Borrell: Shkelje e rëndë e Konventës së Vjenës
2023-04-19 10:46:13

Foto nga VCG

Ambasadori i BE-së në Sudan është sulmuar në rezidencën e tij. Lajmin e bëri të ditur shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter”, duke shkruar se ky sulm përbën një shkelje të rëndë të Konventës së Vjenës, përcjell “RTSH”.

Borrell deklaron se siguria e ambienteve diplomatike dhe e personelit është përgjegjësi kryesore e autoriteteve sudaneze dhe detyrim sipas ligjit ndërkombëtar.

Borrell vuri theksin te nevoja urgjente për armëpushim në Sudan, ndërsa garantoi se BE-ja po punon për të bindur secilën palë që të marrë në konsideratë pauzën humanitare dhe të inkurajojë dialogun.

Luftimet në Sudan prej tri ditësh kanë çuar në vdekjen e qindra civilëve dhe plagosjen e qindra të tjerëve. (Elona)