Iraku i gatshëm të ndihmojë në zhvillimin e dialogut midis palëve sudaneze
2023-04-19 10:44:08

Foto nga VCG

Presidenti irakian, Abdul Latif Rashid, deklaroi se Iraku është i gatshëm të ndihmojë palët sudaneze në konflikt që të zhvillojnë një dialog për një armëpushim.

Në një deklaratë, Rashid tha se është i gatshëm për të ndihmuar në sigurimin e mundësive për dialog konstruktiv në një mënyrë që kontribuon në dhënien e përparësisë për paqen, citon “Xinhua”.

Ai tha se Iraku po vëzhgon nga afër zhvillimet fatkeqe në Sudan, të cilat morën jetën e civilëve, dëmtuan institucionet dhe ndërprenë mundësitë për të vazhduar ndërtimin dhe përparimin në rrugën demokratike dhe paqësore në Sudan, thuhet në deklaratë.

Rashid shprehu besimin se palët në konflikt do të braktisin përdorimin e armëve dhe dhunës dhe do të mbështeten në parimet e demokracisë për të rritur mundësitë për dialog në një mënyrë që ruan jetën, paqen dhe drejtësinë.

Përleshjet mes Forcave të Armatosura Sudaneze dhe Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) shpërthyen në kryeqytetin Khartoum dhe qytetet fqinje të shtunën në mëngjes.  (Elona)