"The New York Times": Ndërsa ShBA-ja përpiqet ta izolojë Kinën, kompanitë gjermane i afrohen më shumë
2023-04-19 11:30:48

Foto nga VCG

Gazeta amerikane "The New York Times" botoi të hënën një artikull me titull "Ndërsa ShBA-ja përpiqet ta izolojë Kinën, kompanitë gjermane i afrohen më shumë". Në artikull thuhet se, ndërsa ShBA-ja po përpiqet t'i ndërpresë lidhjet e veta ekonomike me Kinën, dy "motorët" e fuqishëm të ekonomisë gjermane: Grupi "Volkswagen" dhe kompania kimike BASF po zgjerojnë investimet në shkallë të gjerë në Kinë.

Sipas artikullit , Grupi "Volkswagen", i cili ka më shumë se 40 uzina në Kinë, ka shpallur një plan të ri që do t'u sigurojë klientëve kinezë modele të personalizuara sipas kërkesave të tyre dhe, në të njëjtën kohë, do të investojë miliarda dollarë amerikanë për bashkëpunimin me kompanitë vendore dhe bazat e prodhimit. Njëkohësisht BASF, e cila ka 30 objekte prodhimi në Kinë, po shpenzon gjithashtu 10 miliardë euro për të ndërtuar një bazë të re të prodhimit kimik në Kinë.

Në artikull thuhet se shumë biznesmenë gjermanë e kanë të qartë se një investim i tillë në Kinë bie ndesh me veprimet e ShBA-së për të izoluar ekonomikisht Kinën, por ata besojnë se investimet dhe bashkëpunimi në Kinë  kanë rëndësi kyçe që kompanitë e tyre të lulëzojnë në Evropë.