OBSH-ja kërkon vigjilencë në Europë për linë e majmunit
2023-04-19 14:30:03

Foto nga VCG

Gati një vit pas shpërthimit të lisë së majmunit në rajonin europian të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), agjencia kërkoi vigjilencë në Europë.

Një fushatë e re ka nisur ndërsa Europa po shkon në muajt e pranverës dhe verës, kur një sërë festivalesh do të zhvillohen në qytete të ndryshme, citon “Xinhua” një njoftim për shtyp Zyra Rajonale e OBSH-së për Europën. Fushata u nis pavarësisht nga një rënie e ndjeshme e numrit të rasteve në muajt e fundit, për shkak të shqetësimeve të OBSH-së në Europë se mundësia e rifutjes së mëtejshme nga jashtë rajonit, qoftë nga zonat endemike ose nga vendet e prekura rishtazi, është e madhe.

Fushata synon që grupet më të cenueshme dhe seksualisht aktive që do të ndjekin festivalet në të gjithë Europën këtë pranverë dhe verë të jenë të vetëdijshëm për simptomat e lisë, të testohen dhe të përmbahen nga aktiviteti seksual nëse shfaqin simptoma.

Sipas OBSH-së për Europën, fushata do të përkojë me publikimin e një strategjie të re, e cila përshkruan hapat që duhet të ndërmarrin vendet anëtare në rajon për t'u përgatitur për stinët e pranverës dhe verës, si dhe masat afatmesme deri në afatgjata të nevojshme. (Elona)