Kina do të garantojë sigurinë e rezervuarëve gjatë sezonit të përmbytjeve
2023-04-19 11:15:39

Foto nga VCG

Një zyrtar kinez theksoi urgjencën për të garantuar sigurinë e rezervuarëve në mbarë vendin gjatë sezonit të përmbytjeve në vazhdim.

“Ndërsa rriten masat e parashikimit, paralajmërimit dhe emergjencave, departamentet përkatëse në të gjithë vendin duhet të kryejnë ekzaminime dhe mirëmbajtje të rregullt të rezervuarëve”,- tha ministri i Burimeve Ujore, Li Guoying, gjatë një videokonference, citon “Xinhua”.

Këto departamente duhet të përshpejtojnë ndërtimin e sistemeve të monitorimit të reshjeve dhe përmbytjeve me ndihmën e satelitëve meteorologjikë, radarëve të reshjeve dhe stacioneve hidrologjike, tha Li, duke theksuar gjithashtu zhvillimin e teknologjive digjitale të ruajtjes së ujit.

Sipas tij, duhet të bëhen gjithashtu përpjekje për të forcuar rezervuarët, duke kufizuar përdorimin e rezervuarëve që janë në rrezik dhe duke hequr të gjitha strukturat e paligjshme rreth tyre.

Kina aktualisht ka mbi 97.000 rezervuarë të të gjitha llojeve, shumica e të cilëve janë të përmasave të vogla ose të mesme. (Elona)