Kina do të marrë masa për rimëkëmbjen e konsumit
2023-04-19 17:15:54

foto nga CFP

foto nga CFP

Kina po planifikon të marrë më shumë masa për nxitjen e rimëkëmbjes së konsumit, tha një zyrtar i organit më të lartë të planifikimit ekonomik të vendit.

Tregu kinez i konsumit pati një nisje të mirë në tremujorin e parë të vitit, duke hedhur një bazë të fortë për rimëkëmbjen e zgjerimin e konsumit në tërë vitin, theksoi Meng Wei, zëdhënësi i Komitetit Kombëtar të Zhvillimit dhe të Reformës të Kinës, në një konferencë shtypi të mërkurën.

Kina po harton dokumentet përkatëse, duke u fokusuar te stabilizimi i konsumit të mallrave të paambalazhuara, nxitja e konsumit të shërbimeve dhe zgjerimi i konsumit në zonat rurale, për të nxitur prirjen e rimëkëmbjes, u shpreh zëdhënësi.

Për stimulimin e konsumit të automjeteve, sipas tij, Kina do të shpejtojë ndërtimin e instalimeve të ngarkimit të baterive e të vendparkimeve në qytete dhe do të nxitë automjetet me energji të reja në zonat rurale.

Do të bëhen përpjekje për shtimin e të ardhurave personale dhe përmirësimin e mjedisit për nxitjen e ndjenjës së konsumatorit, shtoi Meng.

Të dhënat e mëparëshme tregojnë se shitjet me pakicë në Kinë patën një rritje të vrullshme të tremujorin e parë të vitit, me 5.8 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Konsumi përfundimtar kontribuoi për 66.6 për qind të rritjes së PBB-së të vendit në tre muajt e parë të vitit. (Wang Lei/ Artan)

foto nga CFP

foto nga CFP

foto nga CFP

foto nga CFP