Kina nxjerr listën e prodhimeve bujqësore cilësore
2023-04-19 11:13:40

Foto nga VCG

Ministria e Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale të Kinës ka nxjerrë së fundi listën e saj të produkteve bujqësore me cilësi të lartë për vitin 2023, bën të ditur “Xinhua”. Sipas zyrtarit të ministrisë Yang Haisheng, lista përfshin 241 lloje të produkteve bujqësore që janë vendosur të promovohen në mënyrë specifike.Këto varietete përafërsisht ndahen në katër kategori, përkatësisht drithërat, kulturat vajore, perimet dhe burimet kryesore strategjike, tha Yang.

Kjo është hera e parë që Kina krijon një katalog kombëtar të prodhimeve bujqësore cilësore, me synimin për të përshpejtuar rinovimin e varietetit dhe për të përmirësuar rendimentet e të korrave.

Lista pritet të nxisë prodhimin e grurit dhe vajit gjatë gjithë vitit, duke ndihmuar kështu vendin të sigurojë një korrje të shpejtë, shtoi Yang.  (Elona)