Shefi i IMO-s përshëndet arritjet e Kinës në qeverisjen globale detare
2023-04-19 11:04:28

Foto nga Chinadaily

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare Detare (IMO), Kitack Lim, përshëndeti arritjet e Kinës në qeverisjen globale detare dhe në promovimin e industrisë së transportit detar, gjatë takimit të tij me ambasadorin kinez në Mbretërinë e Bashkuar, Zheng Zeguang, në selinë e IMO-s.

Ky vit shënon 50-vjetorin e rivendosjes së anëtarësimit të Kinës në IMO.

Lim falënderoi Kinën për mbështetjen e punës së sekretariatit të IMO-s dhe tha se Kina ka luajtur një rol vendimtar në çështjet me interes të përbashkët për komunitetin ndërkombëtar të transportit detar, siç janë negociatat për reduktimin e emetimeve të gazeve serrë detare, citon “Xinhua”. Sekretariati i IMO-s pret të mbajë bashkëpunim të ngushtë me Kinën, tha ai.

Kina ka thelluar dhe zgjeruar pjesëmarrjen e saj në punën e IMO-së dhe është integruar në qeverisjen globale detare në një mënyrë të gjithanshme, tha Zheng. Kina ka qenë një pjesëmarrëse aktive dhe një kontribuues i rëndësishëm në çështjet e IMO-s dhe ka përfituar në një mënyrë gjithëpërfshirëse në këtë proces, tha ai.

Kina është e gatshme, si gjithmonë, të mbështesë IMO-n në avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar detar dhe të kontribuojë pjesën e saj në zhvillimin e qëndrueshëm të industrisë globale të anijeve dhe ndërtimin e një komuniteti detar me një të ardhme të përbashkët, shtoi ai. (Elona)