100 ditë nga hapja, Chengdu pritet të organizojë një universiadë të shkëlqyer
2023-04-19 17:02:32

foto nga CFP

Stadiumi i Parkut Sportiv i Liqenit Dongan për Universiadën e 31-të në Chengdu/ foto nga CFP

Mbi katër vjet pasi fitoi të drejtën për të pritur Lojërat e 31-ta Universitare Botërore, qyteti kinez Chengdu është i gatshëm për të organizuar me sukses këtë veprimtari të madhe sportive.

Teksa kanë mbetur 100 ditë nga fillimi i turneut të parë të madh sportiv në Kinë pas heqjes së kufizimeve për COVID-19, Chengdu po bën përgatitjet përfundimtare për të dhuruar një spektakël.

Universiada e 31-të, e planifikuar të zhvillohet nga 28 korriku deri më 8 gusht, është shtyrë dy herë për shkak të COVID-19.

Organizatorët pohuan gjithashtu se shitjet e biletave do të fillojnë nga qershori, teksa të 49 objektet e reja ose të rinovuara kanë përfunduar dhe janë plotësisht në funksionim. Fshati i sportistëve, i vendosur në Universitetin e Chengdu-së, ofron shërbime e struktura tërësore, gati të mirëpresin mysafirët në çdo kohë.

"Një varg veprimtarish provë do të zhvillohen në fillim të qershorit për të simuluar skenarët realë dhe për të siguruar që të gjitha aspektet e veprimtarisë të testohen plotësisht," theksoi Zhou Jinqiang, zv.ministër i Administratës së Përgjithshme të Sportit të Kinës. (Artan)

foto nga CFP

Tabela e numrimit të mbrapsht për Universiadën e 31-të në qytetin Chengdu/ foto nga CFP

foto nga CFP

Stadiumi i Parkut Sportiv i Liqenit Dongan për Universiadën e 31-të në Chengdu/ foto nga CFP