Rëndësia e digjitalizimit përballë mungesës së fuqisë punëtore
2023-04-19 11:22:07

Digjitalizimi (java news)

Digjitalizimi (java news)

 

Me zhvillimin e digjitalizimit dhe teknologjisë shumë kompani po gjejnë shpëtim për të zëvëndësuar e krahun  e punës. Në një intervistë për mediat eksperti i teknologjisë së informacionit Tomi Kallanxhi tregon rëndësinë e investimit në këtë drejtim.

 

“Është shumë e rëndësishme që në një treg si Shqipëria, por jo vetëm edhe globalisht sepse resurset po bien dhe një mënyrë njëherë e mirë për të filluar, të fillojë digjitalizimi i procesit të punës. Duke digjitalizuar e kemi edhe më të kollajtë, për të zëvendësuar një individ apo për të ndryshuar një staf. Sa më shumë detyra që ne të digjitalizojmë një sektor të kompanisë, aq më shumë e kemi onboarding. Sa më mirë të bëjmë dokumentacionin e një problematike e një zgjidhjeje, aq më kollaj e kemi për të ndryshuar statusin. Imagjinoni në momentin që një punonjës do kishte punuar për 5 vite në një kompani, nëse nuk do kishte lënë asnjë kontent të krijuar, asnjë dokumentacion, personi që do ta zëvendësonte do e kishte shumë herë më të vështirë për t’u përshtatur me atë pozicion pune. Me mjetin gjatë gjithë kohës akumulon data dhe në fund, përveç se zgjidh biznesin, sot bizneset vendimet i marrin nga numrat dhe jo nga emocionet”- shprehet eksperti.

 

Eksperti Tomi Kallanxhi (Foto Info 24)

Eksperti Tomi Kallanxhi (Foto Info 24)

Sot digjitalizimi shërben për të patur edhe një database më të saktë për punën që kryen çdo punonjës.

 

“Një nga gjërat më të rëndësishme është një menaxhimi i marrëdhënieve me klientët. Duhet të menaxhohen dhe të kemi një regjistër për kontaktet, të kemi një regjistër faturash, të kemi një regjistër për projektin e menaxhimit, të kemi një regjistër për hyrjet dhe daljet e punonjësve, module, duhet të kemi një modul tjetër që do duhet të jetë për payrolls. Është shumë e rëndësishme sepse sot menaxhimi nuk ka më nevojë të merret me individin, por merret me proceset, që individi të jetë i zëvendësueshëm, që arrin ta procesojë. Sot në Shqipëri ka kompani që nuk kanë një shpjegues të punës, që marrin individë në punë dhe nuk e dinë se çfarë punë do bëjë. Është shumë e rëndësishme që të fillojë të dokumentojë apo dixhitalizojë gjithë këtë procesin e punës, si dhe të bëjë një task menagment dhe të ndajë detyrat. Kjo është shumë e rëndësishme.”- thotë Kallanxhi.

 

Teknologjia dhe digjitalizimi vjen si nevojë edhe e hapjes së tregjeve me jashtë.

 

“Është e vështirë por bizneset nuk e shohin me prioritet për t’u bërë inovativ, por e shohin sepse fakti që po zvogëlohen stafet, duhet të digjitalizojmë këto procese duhet të fillojmë të automatizojme procese. Teknologjia ka filluar t’i zgjedhë bizneset sepse në një moment që ne do hapemi në një treg  të BE-së, kompeticionin nuk do e kemi lokal. Kështu që tani do fillojnë t’i japin më shumë vlerë e-comerce shitjeve online se sa shitjeve në një dyqan fizik. Ky është një proces shumë i madh që hyn në digjital transformation, që vërtetë shitja bëhet offline, por individi duhet të krijojë një eksperiencë digjitale, duke marrë të dhëna dhe duke krijuar eksperiencën e-customers dhe të mos blejë më klienti në dyqan, por tek e-comerce i kompanisë. “- thotë eksperti i teknologjisë së informacionit.

 

Digjitalizimi (tv klan)

Digjitalizimi (tv klan)

Ndërsa flasim për këto investime nga ana e kompanive, kjo është vështirë të arrihet tek kompanitë e vogla.

 

“Shumica e bizneseve të vogla as nuk e përceptojnë dot. Tani fillojnë të zgjohen bizneset e mesme deri te  korporatat. Fakti që po ikin njerëzit është një mënyrë e mirë akoma më shumë për të digjitalizuar gjithë procesin, sepse në një të ardhme të afërt  do të kemi stafe të huaja që nuk do të dijnë shqip. Fakti i këtyre proceseve të bëra në tasks dhe të ndara në copëza ku secila pjesë e ekipit kontribuon në një pjesë të caktuar dhe lë gjurmë në një sistem ku është shumë i lehtë i kontrollueshëm, nuk ka më nevojë që çdo punonjës të bëjë një raport se çfarë bëri sot apo në çfarë mase. Vetë software bën raporte ditore për menaxhimin. Edhe vetë fiskalizimi ishte një nga ato procese që e tronditi pak tregun e software-ve në Shqipëri. Deri dje ishin dy apo tre kompani 20 apo 30 vjeçare, por sot nuk janë sepse nuk arritën të adoptoheshin me kohën dhe humbën. Sot kompanitë e reja janë adoptuar shumë shpejt me risitë teknologjike, integrimet dhe proceset e fiskalizimit. Një rast konkret është se kanë automatizuar proceset e punës të stafeve, kanë automatizuar financën dhe sa më shumë e procesuar të jetë kjo gjë, aq më shumë performuese është një kompani.”- tha Kallanxhi.

 

Digjitalizimi nënkupton zëvendësimin e proceseve manuale me ato digjitale për t’iu ofruar qytetarëve dhe organizatave shërbime të shpejta dhe të lehta.