Parqet kombëtare arkeologjike në Kinë, 146 milionë vizita në 5 vjet
2023-04-19 10:42:21

Foto nga VCG

Gjatë pesë viteve midis 2018-s dhe 2022-shit, më shumë se 50 parqe kombëtare arkeologjike në Kinë kanë regjistruar 146 milionë vizita, citon “Xinhua” burime nga Administrata Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore.

Administrata mbajti një konferencë pune mbi zhvillimin e parqeve kombëtare arkeologjike në Wuhan, në provincën Hubei të Kinës qendrore.

Deri në fund të vitit 2022, Kina kishte 55 parqe kombëtare arkeologjike. (Elona)