Presidenti i Kinës zhvilloi bisedime në Pekin me homologun gabonez
2023-04-19 19:41:14

foto nga CMG

Presidenti kinez Xi Jinping propozoi që marrëdhëniet ndërmjet Kinës dhe Gabonit të ngrihen në nivelin e partneritetit të gjithanshëm strategjik.

Gjatë bisedimeve me homologun e tij gabonez Ali Bongo Ondimba të mërkurën në Pekin, presidenti Xi vlerësoi marrëdhëniet dypalëshe dhe shprehu shpresën se Gaboni do të arrijë më shumë përparim në zhvillimin e vet kombëtar.

Presidenti Ali Bongo është i pari kryetar shteti afrikan që pret Xi Jinping-u pas rizgjedhjes si president.

Kina dhe Gaboni kanë pasur një zhvillim normal të lidhjeve dypalëshe qysh prej vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet të dy vendeve para 49 vjetëve.

Xi shprehu shpresën se vizita e presidentit Ali Bongo do të nxitë arritjet e reja në bashkëpunimin miqësor ndërmjet dy vendeve. (Wang Lei/ Artan)