Të ardhurat e disponueshme të banorëve në Kinë, rritje 5.1 % në tremujorin e parë
2023-04-18 19:06:20

foto nga CFP

Të ardhurat e disponueshme nominale për frymë në Kinë ishin 10 870 juanë (rreth 1 579.6 dollarë amerikanë) në tremujorin e parë të vitit 2023, me një rritje 5.1 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vjetshme, treguan të martën të dhënat nga Zyra Kombëtare e Statistikave.

Nëse nuk merren parasysh faktorët e çmimit, rritja e të ardhurave të disponueshme për frymë është 3.8 për qind krahasuar me tre muajt e parë të vitit të mëparshëm.

Të ardhurat e disponueshme për frymë në zonat urbane ishin 14 388 juanë, me një rritje nominale 4 për qind dhe reale 2.7 për qind, ndërsa të ardhurat në zonat rurale ishin 6 131 juanë, me 6.1 për qind rritje nominale dhe 4.8 për qind reale.

Shpenzimet e konsumit për frymë në Kinës patën një rritje nominale me 5.4 për qind në vit, duke arritur në 6 738 juanë në tremujorin e parë të sivjetshëm, ndërsa rritja reale shkoi në 4 për qind.

Duke vënë në dukje që konsumi ka treguar një prirje rimëkëmbjeje sivjet, zëdhënësi i Zyrës Kombëtare të Statistikave Fu Linghui tha se gatishmëria e banorëve për të konsumuar duhet të rritet më tej.

Duhet të merren masa të shumta për të përmirësuar të ardhurat e njerëzve në të ardhmen, si pjesë e përpjekjeve për të çliruar potencialin e konsumit, shtoi Fu. (Artan)