Përurohet në Pekin Muzeu i Historisë së Aviacionit të Kinës
2023-04-18 10:03:50

Foto nga Chinanews.com

Muzeu Historik i Industrisë së Aviacionit të Kinës u përurua të dielën në Pekin, duke u bërë i vetmi vend që ofron një shfaqje gjithëpërfshirëse të historisë 110-vjeçare të aviacionit të Kinës, njofton “Xinhua”.

I vendosur në distriktin Miyun të Pekinit, muzeu u krijua së bashku nga tre pjestarë kryesorë në industrinë e aviacionit kinez: Korporata e Industrisë së Aviacionit të Kinës, Korporata Aero Engine e Kinës dhe Korporata e Avionëve Tregtar të Kinës.

Më shumë se 1400 ekzemplarë janë të ekspozuara në sallën e muzeut, e cila mbulon një sipërfaqe prej 3328 metrash katrorë dhe ka një sipërfaqe ekspozite prej rreth 2400 metra katrorë.

Dhjetë modele të avionëve fizikë dhe modele të avionëve simulues në shkallë të plotë janë të ekspozuara jashtë.

“Falë përpjekjeve të pandërprera të vendit, Kina ka kultivuar një sistem modern të industrisë së aviacionit dhe ka ndërtuar kulturën e saj të aviacionit. Muzeu tregon ngjarje të mëdha, produkte, aktivitete dhe figura përfaqësuese në zhvillimin e industrisë së aviacionit të Kinës, duke theksuar pasionin, kulturën dhe përkushtimin e industrisë së aviacionit kinez dhe njerëzve të saj”,- bënë të ditur përfaqësues të muzeut.

Muzeu do të jetë i hapur për publikun pa pagesë, duke shërbyer si një muze tematik i historisë së aviacionit dhe një bazë për edukimin e shkencës popullore, për të përcjellë pasionin dhe frymën e sektorit të aviacionit kinez. (Fatosi)