Shangai, hapet Ekspozita Ndërkombëtare e Automjeteve
2023-04-18 20:35:28

foto nga Xinhua

foto nga Xinhua

Ekspozita e 20-të Ndërkombëtare e Industrisë së Automjeteve e Shangait u çel të martën në Qendrën Kombëtare të Ekspozitave dhe Konferencave të Shangait.

Ekspozita, që njihet edhe si “Auto Shangai 2023”, është e para ekspozitë ndërkombëtare automjetesh e kategorisë A në Kinë pas pandemisë së COVID-19. Me 13 salla të brendshme ekspozimi, ajo ka një sipërfaqje prej mbi 360 mijë metrash katrorë.

Sipas organizatorëve, afro 1 mijë ndërmarrje nga 20 vende e rajone marrin pjesë në këtë ekspozitë dhe në të demonstrohen afro 1 500 automjete.

Organizatorët theksuan se kjo veprimtari do t’i sjellë besim dhe gjallëri të madhe tregut global të automjeteve.

Ekspozita e këtij viti, me temë “Përqafimi i epokës së re të industrisë së automjeteve”, do të zgjatë deri më 27 prill. (Wang Lei/ Artan)

foto nga Xinhua

foto nga Xinhua

foto nga Xinhua

foto nga Xinhua