Botohet libri i fjalimeve të presidentit Xi mbi punën rurale
2023-04-18 09:52:15

Foto nga VCG

Një përmbledhje e fjalimeve nga presidenti kinez Xi Jinping, mbi punën në lidhje me bujqësinë, zonat rurale dhe fermerët është botuar nga Shtëpia Botuese Popullore dhe “China Agriculture Press”, shkruan “Xinhua”.

I përpiluar nga Zyra e Grupit Drejtues Qendror të Punës Rurale, libri përbëhet nga 16 seksione që shpjegojnë ligjërimet e presidentit Xi lidhur me bujqësinë, zonat rurale dhe fermerët.

Këto fjalime janë një pjesë jetike e Mendimit të Xi Jinping mbi socializmin me karakteristika kineze për një epokë të re, duke ofruar një udhëzues për veprim dhe udhëzim themelor për punën rurale.

Libri pritet të ndihmojë publikun t'i studiojë këto fjalime në një mënyrë gjithëpërfshirëse, të plotë dhe sistematike, të avancojë rivitalizimin rural të Kinës në të gjitha frontet dhe të përshpejtojë modernizimin rural dhe bujqësor. (Fatosi)