Kina i kërkon G7-s të ndalojë nxitjen e kundërvënies në kampe
2023-04-18 18:49:59

foto nga CFP

foto nga CFP

Pekini i kërkoi të martën G7-s të ndalojë krijimin e ndarjeve ose provokimin e kundërvënies në kampe, në përgjigje ndaj një deklarate nga ministrat e jashtëm të grupit të ekonomive të zhvilluara që përbalt Kinën.

G7-a ka shpërfillur qëndrimin e palës kineze dhe nuk ka marrë parasysh faktet, duke ndërhyrë rëndë në punët e brendshme të Kinës dhe duke shpifur në mënyrë dashakeqe për Kinën, tha Wang Wenbin, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze në një konferencë të rregullt për shtypin në Pekin.

Wang vuri në dukje se Kina ka shprehur pakënaqësinë e fortë dhe kundërshtimin e vendosur lidhur me këtë dhe i ka paraqitur demarsh serioz Japonisë, vendit ku u organizua mbledhja treditore e ministrave të jashtëm të G7-s.

Në një deklaratë të përbashkët të publikuar të martën pas mbledhjes, kryediplomatët e G7-s ritheksuan "rëndësinë e paqes dhe të qëndrueshmërisë në të dy brigjet e ngushticës së Tajvanit" dhe shprehën të ashtuquajturat shqetësime lidhur me Detin e Kinës Lindore, Detin e Kinës Jugore dhe Xinjiang-un e Tibetin e Kinës.