Kinë, GDP-ja në tremujorin e parë rritet me 4.5 %
2023-04-18 14:46:03

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit të Kinës zhvilloi të martën një konferencë shtypi, ku paraqiti gjendjen e ekonomisë kombëtare kineze në tremujorin e parë të këtij viti.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Foto nga VCG 

Sipas të dhënave fillestare të publikuara në këtë konferencë shtypi nga Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës, në tre muajt e parë të vitit GDP-ja ishte 28 499.7 miliardë juanë, 4.5 % dhe 2.2 % më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti dhe se në tremujorin e 4-t të vitit të kaluar. Industria parësore shënoi një vlerë të shtuar prej 1.1575 trilionë juanësh, industria dytësore 10.7947 trilionë juanë dhe industria tretësore 16.5475 trilionë juanë, me një rritje përkatësisht 3.7 %, 3.3 % dhe 5.4 % krahasuar me janar-marsin e një viti më parë.