Zhvillohet në Hainan Ekspozita Ndërkombëtare e Produkteve të Konsumit
2023-04-18 17:32:21

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kohët e fundit u zhvillua në Hainan të Kinës Jugore Ekspozita e 3-të Ndërkombëtare e Produkteve të Konsumit. Në krahasim me dy edicionet e kaluara, sivjet numri i pjesëmarrësve, i markave të ekspozuara dhe i blerësve kanë shënuar rritje të dukshme, duke lëshuar sinjalin pozitiv që Kina po nxit më tej besimin e konsumit, po ngre nivelin ekonsumit dhe po zgjeron hapjen me nivel të lartë.

Hapje me nivel të lartë dhe rast për botën

Në vitin 2020, kur u zhvillua ekspozita e parë e produkteve të konsumit, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping dërgoi një mesazh urimi, në të cilin theksoi: “Zhvillimi i kësaj ekspozite ndërkombëtare ka krijuar një platformë për ekspozimin e produkteve cilësore të konsumittë botës. Kjo është në të mirë të ndarjes së rasteve të tregut kinez me vendet e tjera të botës, të mëkëmbjes e të rritjes së ekonomisëbotërore dhe të furnizimit me më shumë produkte cilësore konsumi për Kinën”.

Ky është zëri i kryetarit të shtetit të Kinës për zgjerimin e hapjes në mënyrë të vendosur, që u njoh nga e gjithë bota.

Në fakt, Kina organizon disa panaire dhe ekspozita të mëdha ndërkombëtare, si panairi i Guangzhou-t, panairi ndërkombëtar i shërbimeve CIFTIS dhe ekspozita e importit CIIE. Ekspozita Ndërkombëtare e Produkteve të Konsumit është një produkt i ri ndërkombëtar, që tregon dëshirën e sinqertë të Kinës për ndarjen e mundësive të tregut të vet dhe për nxitjen e mëkëmbjes ekonomike botërore.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Përmasa më të mëdha me më shumë pjesëmarrës e blerës

Komiteti organizator i Ekspozitës Ndërkombëtare të Produkteve të Konsumit bëri të ditur që, në edicionin e 3-të, sipërfaqja e përgjithshme e ekspozimit ka arritur në 120 mijë metra katrore, 20 % më shumë se herën e kaluar. Këtë vit kanë marrë pjesë produktet cilësore të 3 382 markave nga 65 vende dhe rajone të botës, 19 % më shumë se vitin e kaluar. Numri i vizitorëve arriti mbi 320 mijë dhe i blerësve më shumë se 50 mijë, duke përfshirë dy mijë blerës ndërkombëtarë nga 35 vende e rajone, si Italia, Franca, Gjermania, Japonia, Koreja e Jugut, Vietnami, Indoneziadhe Tajlanda.

Këtë herë erdhën në ekspozitë disa “miq të vjetër”, si Franca, e cila mori pjesë me pavijonin e vet kombëtar. Në ceremoninë e përurimit, ambasadori i Francës në KinëBertrand Lortholary u shpreh: “Tani ndërmarrjet franceze po marrin pjesë aktivisht në zhvillimin e Hainan-it dhe po mbështesin me të gjitha forcat Hainan-in të bëhet platforma globale e ekspozimit dhe e tregtimit të produkteve cilësore.”

Zv.guvernatori i provincës Hainan Ni Qiangvuri në dukje: “Ekspozita Ndërkombëtare e Produkteve të Konsumit është bërë një dritaredhe platformë e rëndësishme e ekspozimit të produkteve franceze dhe shumë kompani nga Franca po zgjerohen në tregun gjigant të Kinës nëpërmjet kësaj platforme”.

Kryezyrtarja komerciale e grupit “Coty”, Caroline Andreotti, u shpreh që ky gjigant francez i parfumeve do të vazhdojë të zgjerojë biznesin e vet në Kinë, pasi “tregu i konsumit ikozmetikës në Kinë ka potencial gjigant rritjeje”. Tani “Coty” ka hapur 29 pika të posaçme në Hainan dhe vitin tjetër ky numër do të rritet në 38. Parashikohet që më 2025, biznesi i produkteve të kujdesit për lëkurën i kësaj kompanie në Kinë do të dyfishohet.

“L’Oreal” është një mik tjetër i vjetër në ekspozitën e produkteve të konsumit. Për të Kina është bërë tregu i dytë më i madh në botë. Presidenti i këtij grupi francez në AzinëVeriore dhe kryezyrtari ekzekutiv për Kinën Fabrice Megarbane u shpreh që, me mbështetjen e “efektit përhapës” të ekspozitës së produkteve të konsumit, “L’Oreal” do të ofrojë më shumë zgjedhje për konsumatorët kinezë dhe do të nxitë me fuqi të plotë konsumin e vazhdueshëm, për të plotësuar kërkesat e konsumatorëve kinezë për produktet e bukurisë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Konsumi i sjell gjallëri të re ekonomisë

Rimëkëmbja e konsumit i ka sjellë gjallëri tëmëtejshme mëkëmbjes ekonomike, duke mbështetur në mënyrë efektive zhvillimin eqëndrueshëm dhe të shëndetshëm të ekonomisë kineze. Në dy muajt e parë tësivjetshëm, vëllimi i shitjes me pakicë të produkteve të konsumit shënoi rritje me 3.5% dhe shitja me pakicë e produkteve, si kozmetika, bizhuteritë e orenditë, shënoi rritje përkatësisht me 3.8 %, 5.9 % e 5.2 %. Në këtokushte, zhvillimi i ekspozitës së produkteve të konsumit në Hainan ka rëndësi të madhe për mëkëmbjen dhe shtimin e konsumit.

Ekspozita Ndërkombëtare e Produkteve të Konsumit është në të mirë të ofrimit nga Kina të më shumë produkteve cilësore të konsumit, si edhe të zgjerimit të kërkesës së brendshme dhe nxitjes së konsumit. Në edicionin e sivjetshëm u mblodhën mbi 3300 marka cilësore konsumi dhe shumë marka kryesorenë fusha të caktuara morën pjesë për herë të parë. Krahas kësaj, pati edhe një kontingjent tëmadh markash të njohura kineze, çka ka pasuruar më tej zgjedhjet në treg dhe ka plotësuar më mirë kërkesat e njerëzve për konsum me cilësi të lartë. Një sërë aktivitetesh promovuese kanë krijuar një atmosferë të mirë konsumi, gjë që ka stimuluar besimin e konsumatorëve dhe gjallërinë e ekonomisë.(Jiang Lei)