CMG: Pse zyrtarët e lartë amerikanë folën për Kinën gjatë vizitave në Argjentinë?
2023-04-18 21:02:31

foto nga CFP

foto nga CFP

“Gjatë bisedimeve me zyrtarë të Argjentinës, Laura Richardson, komandante e Komandës Jugore të ShBA-së, foli kryesisht për ndikimet e Kinës në Amerikën Latine,” komentuan mediat argjentinase për bisedimet e së hënës ndërmjet funksionarëve të lartë të të dy vendeve.

Pak kohë më parë, gjatë vizitës së tij në Buenos-Aires, nr. 2 i Departamentit amerikan të Shtetit Wendy Sherman i kërkoi Argjentinës “të ketë kujdes” për zhvillimin e marrëdhënieve me Kinën.

foto nga

foto nga CMG

“ShBA-ja orvatet të dobësojë marrëdhëniet ndërmjet Kinës dhe Argjentinës,” përgjithësoi qëllimin e vizitave të shumta kohët e fundit të zyrtarëve të lartë amerikanë në Argjentinë gazeta “Pagina 12”. Një tjetër media argjentinase vuri në dukje se duket që ShBA-ja këqyr në çdo kohë bashkëpunimin e Kinës me vendet e Amerikës Latine, veçanërisht me Argjentinën.

“Pse vepron kështu pala amerikane?” pyet Grupi Mediatik i Kinës (CMG) në një koment të tij.

Sipas analizës së mediave argjentinase, pas ardhjes në post të presidentit Joe Biden, administrata amerikane ka forcuar politikën e shtypjes e të frenimit të Kinës dhe nuk dëshiron të shikojë zhvillimin e Kinës në Amerikën Latine dhe në mbarë botën. Argjentina, si vend i madh në këtë rajon, ka thelluar më tej vitet e fundit bashkëpunimin me Kinën. Në shkurt 2022, ajo u bë i pari vend i Amerikës Latine që u anëtarësua në nismën “Një brez, një rrugë”. Por nga këndvështrimi i ShBA-së, bashkëpunimi kino-argjentinas sfidon interesat dhe kërcënon hegjemoninë e saj, prandaj duhet ta pengojë e ta dëmtojë me metoda të ndryshme, komenton CMG-ja.

foto nga CFP

 Samiti i 7-të i Bashkësisë së Vendeve të Amerikës Latine dhe të Karaibeve në janar 2023/ foto nga CFP

Ndryshe nga e kaluara, sot vendet e Amerikës Latine synojnë soridalitetin, bashkëpunimin e zhvillimin dhe bëjnë thirrje për pavarësi e autonomi. Në janar të këtij viti, në Samitin e 7-të të Bashkësisë së Vendeve të Amerikës Latine dhe të Karaibeve u publikua Deklarata e Buenos-Airesit, ku u arrit unanimitet për kundërshtimin e vendosur të ndërhyrjes së jashtme dhe hegjemonizmit.

Në fund të shekullit të 19-të, ish-presidenti i Meksikës José de la Cruz Porfirio Díaz Mori u ankua që vendi i tij “është shumë larg nga Zoti, por tepër afër me ShBA-në”. Por gjendja e sotme në Amerikën Latine vërteton pikëpamjen e mediave argjentinase, që me përpjekjet e vendeve tregje të reja për zhvillim, Amerika Latine është në gjendje ta ndryshojë fatin historik që “gjendet shumë afër ShBA-së”, përfundon komenti i CMG-së.