Banka e Shqipërisë synon modernizimin e mëtejshëm të sistemeve të pagesave
2023-04-18 10:25:50

Foto nga ATSH

Modernizimi i sistemit të pagesave në Shqipëri ka qenë në vemendje të vizitës në Washington të guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko, ku mori pjesë në mbledhjet e pranverës së FMN-së dhe Bankës Botërore.

Diskutimet me zyrtarët e këtyre institucioneve u fokusuan kryesisht në zhvillimet e sistemeve të pagesave, inovacionin në teknologji dhe infrastrukturë, si dhe sfidat e lidhura me to, shkruan “ATSH”.

Prej disa kohësh Banka e Shqipërisë synon modernizimin e mëtejshëm të sistemeve të pagesave për akomodimin e zhvillimeve në këtë fushë në Shqipëri në mënyrë të sigurt dhe efikase.

Gjatë takimeve me përfaqësuesit e FMN-së dhe BB-së, guvernatori Sejko i njohu të pranishmit me zhvillimet më të fundit në ekonominë shqiptare.

Ai u shpreh se banka u rezistoi mirë goditjeve të njëpasnjëshme nga tërmeti, pandemia dhe pasojat ekonomike të konfliktit në Ukrainë.  (Fatosi)