Heilongjiang nis trena mallrash që transportojnë automjete për në Europë
2023-04-18 10:27:56

Foto nga VCG

Provinca Heilongjiang e Kinës verilindore nisi trenin e saj të parë të mallrave Kinë-Europë të dielën, që transportonte automjete të markave vendase, njoftoi “China Railway Harbin Bureau Group Co., Ltd”, citon “Xinhua”.

Treni i mallrave u largua nga stacioni hekurudhor i qendrës ndërkombëtare të kontejnerëve Harbin, në kryeqendrën e provincës, i ngarkuar me 55 kontejnerë me 165 automjete tregtare me vlerë mbi 33 milionë juanë (rreth 4.81 milionë dollarë amerikanë).

Duke kaluar përmes portit Manzhouli, në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës veriore, treni i mallrave pritet të mbërrijë në destinacionin europian në 15 ditë, sipas autoritetit hekurudhor, duke vënë në dukje se shërbimi i sapolançuar do të hapë tregje të reja jashtë shtetit për automjetet e prodhuara në Kinë.

Sipas autoritetit, treni i dytë i mallrave të shërbimit është planifikuar të niset javën e ardhshme, në pritje të dërgesave të mëvonshme më të shpeshta. (Fatosi)