Kruja drejt turizmit gjithëvjetor
2023-04-18 10:49:08

Foto nga VCG

Qyteti i Krujës po synon turizmin gjithëvjetor. Në vëmendje është Muzeu Historik i Krujës, i cili gjatë këtij viti është vizituar nga një numër i lartë turistësh, vendas dhe të huaj.

Shumë nga vizitorët nuk e fshehin befasinë dhe kënaqësinë teksa njihen me historinë dhe luftën e heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu ndaj pushtimit osman, shkruan “RTSH”.

Në këtë muze janë të ekspozuara mjaft objekte, dokumente dhe bibliografi origjinale, riprodhime autentike që flasin qartë për historinë e popullit shqiptar në shek. XV e më vonë.

Muzeu Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu u ndërtua në kalanë e famshme të Krujës, kryeqendra e shtetit të Arbërit në shek. XV.

Muzeu dhe vetë qyteti i Krujës vizitohet shumë edhe nga shqiptarë nga trevat ballkanike, diasporë, por edhe nxënës shkollash. (Fatosi)