Zhvillimi i ekonomisë në mënyrë inteligjente
2023-04-18 10:49:48

Pamje nga konferenca (Foto Fast News)

Pamje nga konferenca (Foto Fast News)

Zhvillimet e vrullshme teknologjike të sotme që ka sjellë revolucioni i katërt  industrial kudo në botë, me sfidat e njohura dhe të panjohura që sjell robotizimi dhe inteligjenca artificiale, e bëjnë të domosdoshme një zgjedhje inteligjente të qeverisjes publike të shoqërisë dhe ekonomisë sonë.

Qeveria Shqiptare mbështet miratimin e Strategjisë së Specializimit Inteligjent në Shqipëri S3, si një instrument i rëndësishëm për drejtimin dhe zhvillimin ekonomik të vendit ,bazuar në dije dhe inovacion.

Për këtë arësye, më 12 prill 2023, në Tiranë zhvilloi punimet konferenca “Strategjia e specializimit inteligjent në Shqipëri S3”. Në këtë aktivitet merrnin pjesë përfaqësues të kabinetit qeveritar, Akademisë së Shkencave, shoqatave prodhuese në vend, shoqërisë civile, si dhe ekspertë të huaj të fushave që përfshin strategjia, të ciët kontribuojnë në vendin tonë.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke marrë fjalën në këtë konferencë, vlerësoi rolin e kësaj strategjie të re në progresin e sektorëve të ndryshëm të shoqërisë dhe ekonomisë së vendit.

Balluku sinkron[Linkuhttps://www.facebook.com/bballuku/videos/267176505635711/,  min 1.39-2.36]

Zvkryeministrja Balluku në konferencë

Zvkryeministrja Balluku në konferencë

Specializimi Inteligjent është një nga nismat kryesore të Komisionit Evropian, qeverisë së Bashkimit Evropian, i cili ka ngritur një mekanizëm të quajtur “Platforma e specializimit inteligjent”, pjesë e së cilës prej nëndorit të vitit 2017 është edhe Shqipëria. Platforma lehtëson mbledhjen e të dhënave, analizën dhe mundësitë e rrjetëzimit me vendet e tjera evropiane, që janë pjesë e kësaj platforme.

Specializimi Inteligjent bën pjesë po ashtu në Axhendën e Ballkanit Perëndimor për Kërkimin, Inovacionin, Arsimin, Kulturën, Rininë dhe Sportet, si dhe është pjesë thelbësore e dy kapitujve të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Europian, përkatësisht Kapitullit 20 ”Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale” dhe Kapitullit 25 “Shkenca dhe Kërkimi”.

Procesi i Specializimit Inteligjent të Shqipërisë po përgatitet aktualisht, me asistencën e Qendrës së Përbashkët Kërkimore të Komisionit Evropian. Qeveria shqiptare po punon për formatimin dhe zbatimin e strategjisë, së bashku me veprimtarë ndërkombëtarë si Drejtoria e Përgjithshme e Qendrës së Përbashkët të Kërkimit e Bashkimit Evropian, Qendra e Koordinimit Rajonal, Axhenda e Ballkanit Perëndimor për Kërkimin, Inovacionin, Arsimin, Kulturën, Rininë dhe Sportet, PNUD, etj., si dhe me aktorë kombëtarë, si institucionet publike, universitet, bashkitë, biznesin dhe shoqërinë civile.

Zbatimi i saj do të bëjë të mundur identifikimin dhe përparësimin e investimeve kërkimore, si edhe përcaktimin e një vizioni të përbashkët për inovacionin në nivel kombëtar.

Balluku sinkron[Linkuhttps://www.facebook.com/bballuku/videos/267176505635711/,  min 4.45-5.30]

Strategjia e specializimit inteligjent ka një vlerë të shtuar për vendin tonë. Ajo do të përcaktojë fushat prioritare të zhvillimit strategjik të vendit, të lidhura ngushtësisht me inovacionin teknologjik dhe kërkimin shkencor, në nivel të institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri, të tilla si energjia dhe menaxhimi i ujit, bujqësia dhe siguria ushqimore, zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit, shëndeti dhe ruajtja e mjedisit. Përcaktimi i fushave prioritare do të lehtësojë punën e qeverisë në financimin e tyre për periudhën 2024-2030.

Strategjia synon t’i kthejë institucionet e arsimit të lartë të vendit në qendra të zhvillimit dhe specializimit inteligjent, me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë dhe ekonomisë shqiptare.

Takimi i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë (Foto BPO)

Takimi i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë (Foto BPO)

ZvKryeministrja Belinda Balluku theksoi se me Strategjinë e Specializimit Inteligjent në Shqipëri S3, nisim një faqe të re, duke hartuar një strategji me një metodologji ndryshe, që do të jetë si një udhërrëfyese për qeverinë shqiptare dhe i vjen në ndihmë zhvillimit të sektorëve dhe nënsektorëve të ekonomisë, në përgjigje të zhvillimeve bashkëkohore që kërkon koha, duke mundësuar progres dhe punësim për të rinjtë.

Qeveria përkrah dhe mbështet procesin e specializimit inteligjent të Shqipërisë dhe, për këtë fushë, punon me ekspertë të BE-së, për hartimin e dokumentit përkatës, në linjë me procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Qeveria po shikon drejtimin e investimeve në të ardhmen tek inovacioni, për të zhvilluar ekonominë në mënyrë inteligjente.

Specializimi inteligjent do të jetë sfida e sotme dhe e viteve në vazhdim, për t’u përballuar me tranzicionin e gjelbër dhe atë digjital, si zhvillime të natyrshme dhe të domosdoshme, për të ndryshuar dhe përmirësuar shoqërinë dhe ekonominë shqiptare, duke i bërë ato më konkurruese dhe më tërheqëse për të rinjtë.