Kina dhe Laosi angazhohen për forcimin e bashkëpunimit dhe nxitjen e zhvillimit
2023-04-18 11:03:08

Foto nga MPJ

Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Qin Gang u takua të hënën në Pekin me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Laosit Saleumxay Kommasith. Të dy palët arritën konsensus për forcimin e bashkëpunimit praktik dhe nxitjen e zhvillimit të bashkërenduar.

Qin tha se takimi ndërmjet dy krerëve të shtetit nëntorin e kaluar ka hartuar një projekt të madh për nxitjen e ndërtimit të bashkësisë  me një të ardhme të përbashkët Kinë-Laos.

Të dy vendet ndodhen në një pikë të re historike e marrëdhëniet dypalëshe kanë mundësi të reja zhvillimi, shtoi kryediplomati kinez.

Sipas tij, Kina do të bashkëpunojë me Laosin për ta shndërruar konsensusin e rëndësishëm të arritur nga udhëheqësit e të dy partive dhe të dy vendeve në rezultate thelbësore bashkëpunimi. Qin shtoi se Kina e mbështet Laosin të vazhdojë zhvillimin e qëndrueshëm, të përmirësojë jetesën e popullit dhe të luajë një rol më të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare e rajonale.

Nga ana e tij, Saleumxay vuri në dukje që Laosi u kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve me Kinën dhe është i gatshëm të zbatojë konsensusin e arritur, ta vërë mirë në funksionim hekurudhën Laos-Kinë, të thellojë bashkëpunimin në fushat e ekonomisë e tregtisë, energjetikës e minierave dhe turizmit, si edhe të nxitë fuqimisht ndërtimin e bashkësisë  me një të ardhme të përbashkët Laos-Kinë.

Të dy palët ranë dakord të nxisin zhvillimin e marrëdhënieve të ardhshme midis Kinës dhe ASEAN-it, duke përfshirë krijimin e një vatre paqësore, të sigurt, të begatshme, të bukur e miqësore së bashku dhe ndërlidhjen e Perspektivës mbi Indo-Paqësorin të ASEAN-it me nismën "Një brez, një rrugë" për të ngritur nivelin e bashkëpunimit

Të dy palët kundërshtojnë me vendosmëri ndërhyrjen e forcave të huaja në punët e rajonit, duke përdorur çështje të tilla si Tajvani, Deti i Kinës Jugore, të drejtat e njeriut dhe burimet e ujit.