54% e energjisë elektrike në Shqipëri synohet të prodhohet nga burime të rinovueshme deri 2030
2023-04-18 14:04:58

Foto nga VCG

Brenda 7 vitesh, mbi 50% e energjisë elektrike në Shqipëri synohet të prodhohet nga burime të rinovueshme. Ky është objektivi i qeverisë që përcaktohet në Planin Kombëtar të Energjisë dhe Klimës.

Sipas këtij plani, pjesa e energjisë nga burimet e rinovueshme në konsumin final bruto të energjisë në vitin 2030 do të jetë 54.4%, shkruan “RTSH”.

Shqipëria do të zbatojë masa bashkëpunimi me palë të tjera kontraktuese të komunitetit të energjisë ose shtete anëtare të BE-së, me qëllim arritjen e objektivave të Planit Kombëtar të Energjisë dhe Klimës.

Kohët e fundit qeveria shqiptare ka miratuar vendime të rëndësishme për ndërtimin e centraleve gjenerues të energjisë elektrike eolike dhe asaj nga dielli. (Fatosi)