“China EximBank” jep 300 miliardë juanë kredi për sektorin e prodhimit në tremujorin e parë
2023-04-17 14:48:39

VCG

VCG

Banka e Eksportit-Importit të Kinës (China EximBank) njoftoi se ka dhënë 300 miliardë juanë (43.73 miliardë dollarë amerikanë) kredi për industrinë prodhuese të vendit gjatë tremujorit të parë të këtij viti, citon “Xinhua”.

Deri në fund të marsit, kreditë e papaguara të bankës për sektorin e prodhimit arritën në rreth 1.9 trilionë juanë, duke përfshirë 1.62 trilionë juanë kredi afatmesme dhe afatgjata.

Gjatë tremujorit të parë, banka mbështeti përmirësimin dhe transformimin e sipërmarrjeve kryesore, si dhe përforcoi mbështetjen e kredisë për kompanitë e tregtisë së jashtme dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme prodhuese.

“China Eximbank” është një bankë e financuar nga shteti dhe në pronësi të shtetit që mbështet tregtinë e jashtme, investimet dhe bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar të Kinës. (Fatosi)