Kina lëshon satelitin e ri meteorologjik
2023-04-17 15:06:32

VCG

Të dielën në mëngjes Kina lëshoi një raketë “Long March-4B” për të vendosur një satelit të ri meteorologjik në hapësirë, njofton “Xinhua”.

Raketa u lançua në orën 9:36 të mëngjesit (koha e Pekinit) nga qendra e lëshimit satelitor Jiuquan në veriperëndim të Kinës dhe dërgoi satelitin Fengyun-3 07 në orbitën e paracaktuar.

Sateliti do të ofrojë shërbime për parashikimin e motit, parandalimin dhe zbutjen e fatkeqësive, reagimin ndaj ndryshimeve klimaterike dhe ruajtjen ekologjike.

Misioni shënoi fluturimin e 471-të të raketave transportuese “Long March”, sipas qendrës së lëshimit. (Fatosi)