Belshi (Foto Rtsh)
I pozicionuar në zonën e Dumresë, një nga perlat karstike të Mesdheut, Belshi, po tërheq vizitorë çdo ditë e më shumë, shkruan “RTSH”.
Janë afro 4 mijë vizitorë që në fundjavë i drejtohen kësaj qyteze që të befason me vlerat historike dhe arkeologjike.
Vizitorët janë nga qytete të ndryshme, por edhe nga jashtë Shqipërisë. Ata thonë se i tërheq natyra dhe qetësia.
Përfaqësues të Bashkisë së Belshit thonë se turistët kanë interes jo vetëm për qytezën, por edhe për zonat më në periferi me resurse të shumta për zhvillimin e agro-turizmit.
Në territorin e Dumresë ka shumë liqene natyrorë që janë formuar si rezultat i fenomeneve karstike që kanë ndodhur dhe që vazhdojnë dhe sot në përmasa më të vogla.
Sipërfaqja e tyre e përgjithshme është rreth 640 ha. Aftësia ujëmbajtëse 26 milion m3 ujë. (Fatosi)