Ushtria kineze "mbikëqyri nga afër" kalimin e anijes luftarake amerikane nëpër ngushticën e Tajvanit
2023-04-17 16:14:12

foto nga CFP

Manovra e Forcës Detare të Zonës Lindore të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës rreth ishullit Tajvan më 10 prill 2023/ foto nga CFP

Komanda e Zonës Lindore e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës ndoqi dhe mbikëqyri nga afër kalimin e një anijeje luftarake amerikane nëpër ngushticën e Tajvanit të dielën, njoftoi të hënën koloneli i lartë Shi Yi, zëdhënësi i Komandës së Zonës Lindore.

Ai tha se Marina amerikane trumbetoi kalimin e destrojerit "USS Milius" në ngushticën e Tajvanit dhe paralajmëroi se Komanda e Zonës Lindore mbetet në gatishmëri të lartë për të mbrojtur vendosmërisht sovranitetin e sigurinë kombëtare e për të ruajtur paqen dhe qëndrueshmërinë rajonale. (Artan)