Tregu i të drejtave të pronës në Kinë pati tregti rekord në vitin 2022
2023-04-17 14:59:37

VCG

VCG

Vëllimi i tregtimit të tregut të të drejtave të pronës në Kinë arriti në 22.5 trilionë juanë (3.28 trilionë dollarë amerikanë) vitin e kaluar, duke shënuar një nivel të ri, citon “Xinhua” të dhënat zyrtare nga Shoqata Kineze e Shkëmbimeve të Pronës, në pronësi shtetërore.

Rreth 14.86 trilionë juanë aktive financiare u tregtuan në vitin 2022. Transaksionet e prokurimit dhe transaksionet e aktiveve dhe kapitalit arritën përkatësisht në 5.1 trilionë juanë dhe 1.88 trilionë juanë.

Ndërsa marrëveshjet e burimeve natyrore ishin 649.7 miliardë juanë, transaksionet e të drejtave të ndryshme të lidhura me mjedisin, duke përfshirë të drejtat e emetimit të karbonit dhe shkarkimit të ndotjes, ishin 13.33 miliardë juanë.

Ndërsa pranoi përmirësimin e dukshëm, Xia Zhongren, sekretari i përgjithshëm i shoqatës, tha se tregu ende duhet të modernizohet dhe digjitalizohet, të përmbushë standardet më të larta dhe të ofrojë shërbime më të orientuara nga tregu.

Xia bëri thirrje për shtyrjen përpara të reformave dhe inovacionit dhe përshpejtimin e integrimit kombëtar. (Fatosi)