Forumi mbi digjitalizimin e tregtisë zhvillohet gjatë Panairit të Guangzhou-t
2023-04-17 20:46:44

foto nga CFP

foto nga CFP

Në kuadrin e Panairit të Guangzhou-t të këtij viti është zhvilluar edhe Forumi mbi Novacionin dhe Zhvillimin e Digjitalizimit Tregtar.

Zv.ministri Wang Shouwen tha se Ministria e Tregtisë e Kinës ka hartuar një plan për ndërtimin e Zonës Pilot të Digjitalizimit Tregtar Global në Zonën e Madhe të Gjirit Guangdong – Hong-Kong - Makao për eksperimentet përkatëse.

“Integrimi i tregtisë së brendshme me atë të jashtme, i ofertës me kërkesën, i konsumit me prodhimin dhe i aktiviteteve të tjera ndihmojnë në nxitjen e faktorëve të përgjithshëm prodhues dhe në rritjen e forcës sonë konkurruese ndërkombëtare dhe do të nxitin zhvillimin më cilësor të ekonomisë sonë,” theksoi Wang-u.