Pekin, numri i ndërmarrjeve të regjistruara arrin në 2 milionë
2023-04-17 15:17:23

VCG

VCG

Numri i ndërmarrjeve të regjistruara në kryeqytetin kinez, Pekin, i ka tejkaluar 2 milionë.

Të dhënat u publikuan nga Administrata e Rregullimit të Tregut të Pekinit, citon “Xinhua”.

Qyteti regjistroi 68 mijë sipërmarrje të reja në tre muajt e parë të këtij viti, duke shënuar një rritje vjetore prej 21 për qind, sipas administratës. (Fatosi)