Putini takohet me ministrin kinez të Mbrojtjes në Moskë
2023-04-17 15:52:48

foto

Presidenti rus Vladimir Putin u takua me këshilltarin e Shtetit dhe ministrin e Mbrojtjes të Kinës Li Shangfu në Moskë, Rusi, 16 prill 2023. / CFP

Presidenti rus Vladimir Putin u takua të dielën në Moskë me këshilltarin e Shtetit dhe ministrin e Mbrojtjes të Kinës Li Shangfu.

Kreu i Kremlinit theksoi që bashkëpunimi ushtarak ndërmjet Rusisë e Kinës është një pjesë e rëndësishme e lidhjeve dypalëshe dhe shprehu shpresën që të dy ushtritë do të forcojnë bashkëpunimin në stërvitjet dhe trajnimin e përbashkët, si edhe shkëmbimet profesionale, për të thelluar besimin e ndërsjellë strategjik.

foto nga

Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Mbrojtjes i Kinës Li Shangfu gjatë takimit me presidentin e Rusisë Vladimir Putin/ foto nga CFP

Li, nga ana e tij, tha që Kina është e gatshme të punojë me palën ruse për të zbatuar plotësisht konsensusin ndërmjet dy krerëve të shtetit, për të përmirësuar më tej komunikimin strategjik ndërmjet dy ushtrive, për të forcuar bashkërendimin e bashkëpunimin shumëpalësh dhe për të dhënë kontribut të ri në ruajtjen e sigurisë dhe të qëndrueshmërisë botërore dhe rajonale.

Partneriteti i gjithanshëm strategjik i bashkërendimit për një epokë të re Kinë-Rusi po thellohet vazhdimisht nën udhëheqjen strategjike të dy krerëve të shtetit, shtoi ai.

Li Shangfu ndodhet në një vizitë zyrtare në Rusi nga e diela deri të mërkurën. (Artan)