"New York Times": Pakënaqësi të shumta nga përgjimet masive të ShBA-ja ndaj aleatëve
2023-04-17 11:41:54

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Gazeta "New York Times" publikoi më 13 prill një artikull, ku vihet në dukje që përmasat e mëdha e përgjimeve të ShBA-ja ndaj vendeve aleate kanë shkaktuar pakënaqësi dhe zemëratë të gjerë.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në këtë artikull theksohet që dokumentet sekrete nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes kanë zbuluar operacionet e spiunazhit të ShBA-së në mbarë botën. Shumë agjentë amerikanë janë dislokuar në vendet mike të ShBA-së, si Gjermania, Egjipti, Koreja e Jugut, Ukraina dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ku bëjnë mbledhjen e informacioneve. Veprime të tilla të ShBA-së kanë shkaktuar pakënaqësi të gjera. Në Berlin, mijëra veta bënë protesta në rrugë, ndërsa Franca thirri  urgjentisht ambasadorin amerikan në Paris. Ndërkohë, presidenti brazilian Lula ka anuluar vizitën e tij në ShBA.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në artikullin e "New York Times"-it citohen fjalët e politologut Charles A. Kupcha kur u zbulua incidenti PRIZMA me Snowden-in në vitin 2013. Kupcha ka shkruar që vëzhgimi dhe mbikëqyrja nga ShBA-ja ndaj aleatëve është "një lajm i vjetër" që dihet nga të gjithë. Qendra PEW ka bërë sondazh në 44 vende të botës, ku mbi 73 % e të pyeturve e kundërshtojnë vëzhgimin e fshehtë nga SHBA-ja.