Peng Liyuan takohet me zonjën e parë braziliane
2023-04-16 15:19:47

Foto nga VCG

Peng Liyuan, bashkëshortja e presidentit kinez Xi Jinping, u takua të premten në Pekin me Rosangela Lula da Silva, bashkëshortja e presidentit brazilian Luiz Inacio Lula da Silva.

Peng tha se është një kënaqësi e madhe të takohem me Rosangelën, e cila po shoqëron Lulën në vizitën e tij shtetërore në Kinë këtë pranverë. Pavarësisht distancës gjeografike midis Kinës dhe Brazilit, të dy popujt kanë miqësi të thellë si dhe shkëmbime e bashkëpunim të larmishëm kulturor.

Peng i prezantoi Rosangelës historinë, kulturën e Kinës dhe tiparet e ndryshme simpatike lokale. Ajo ka shpresuar që vizita e Lulës dhe Rosangelës të jetë e këndshme dhe e frytshme, duke uruar miqësi të qëndrueshme dhe të fortë mes dy vendeve.

Rosangela falënderoi Xi dhe Peng për mikpritjen e tyre, duke thënë se megjithëse ky është udhëtimi i saj i parë në Kinë, ajo ka ndjerë se Kina është një vend me histori të gjatë dhe kulturë të thellë, si dhe me vitalitet modern. Ajo shprehu gatishmërinë të thellojë më tej kuptimin për Kinën dhe të promovojë bashkëpunimin miqësor mes dy vendeve. (Çang Çuo)