Çështja e detit/ Dendias: Brenda 2023-shit do të kemi zhvillime pozitive
2023-04-16 09:58:01

Foto nga RTSH

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, ka paralajmëruar zhvillime të reja sa i përket çështjes së detit Greqi-Shqipëri.  

Në një intervistë për median greke, Dendias është shprehur se brenda vitit 2023 do të ketë përparim nga qeveritë e dy vendeve për çështjen e detit dhe adresimin e saj në Gjykatën e Hagës, përcjell “RTSH”.

Dendias bëri të ditur se qeveria shqiptare po përgatitet t’ia dërgojë dokumentin presidentit, në mënyrë që grupi negociator shqiptar të nisë diskutimet me palën greke për referimin e çështjes së Hagë lidhur me çështjen e detit.  

Më 20 tetor 2020, Shqipëria konfirmoi se ka rënë dakord me Greqinë për t’iu drejtuar Gjykatës së Hagës, për të zgjidhur çështjen e kufizimit të zonave detare mes dy vendeve, shqyrtim i cili në gjykatën ndërkombëtare në Hagë u konfirmua gjatë vizitës në Tiranë të ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.  (Irma)