Princi saudit i Kurorës hap 4 zona të reja speciale ekonomike
2023-04-16 12:04:39

Foto nga VCG

Princi i Kurorës dhe kryeministri i Arabisë Saudite Mohammed bin Salman Al Saud hapi katër zona të reja të veçanta ekonomike në vend. Zonat, të vendosura në Riad, Jazan, Ras al-Khair dhe në qytetin ekonomik të mbretit Abdullah, janë pjesë e angazhimit të mbretërisë për të forcuar pozicionin e saj si një destinacion global investimesh, njoftoi Agjencia Saudite e Shtypit, citon “Xinhua”.

Princi i Kurorës tha se zonat e reja do të kenë një ndikim thelbësor në mënyrën se si bëhet biznesi në mbretëri, do të krijojnë dhjetëra mijëra vende pune dhe do të kontribuojnë me miliarda në PBB-në e mbretërisë.

“Arabia Saudite mirëpret investitorët nga e gjithë bota për të parë mundësitë historike që ne kemi për të ofruar”,- tha ai.

Përfitimet për kompanitë që operojnë në zonat e reja përfshijnë, ndër të tjera, normat konkurruese të taksave të korporatave, përjashtimin nga detyrimet doganore për importet, pronësinë e huaj 100 për qind të kompanive dhe politikat e favorshme për të tërhequr dhe punësuar talente në mbarë botën.

Nisja e zonave të reja ekonomike erdhi pas disa projekteve të tjera të ngjashme në mbretëri, duke përfshirë nisjen e zonës speciale të integruar të logjistikës në Aeroportin Ndërkombëtar në Riad në nëntor 2022.

Së bashku, ata përfaqësojnë fazën e parë të programit afatgjatë të mbretërisë për të inkurajuar investimet e huaja direkte, për të tërhequr profesionistët më të talentuar në mbarë botën dhe për të promovuar sipërmarrjen dhe zhvillimin ekonomik. (Irma)