Pandemia e Covid-19 po i afrohet fundit
2023-04-16 14:16:49

Foto nga VCG

Pandemia e Covid-19 po i afrohet fundit bazuar në të dhënat e publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, deklaroi Wu Zunyou, shefi epidemiolog në Qendrën Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Kërcënimi i Covid-19 për njerëzit nuk është më në një nivel serioz, tha ai në një event të organizuar nga “Beijing News”, citon “China Daily”.

Sipas tij, nga pandemia, është e qartë se mënyra më e mirë për të zbuluar incidente të mëdha të mundshme të shëndetit publik është përmes komunikimit spitalor.

“Shkëmbimi i informacionit midis spitaleve dhe autoriteteve të kontrollit të sëmundjeve është shumë i rëndësishëm, gjë që është bërë e mundur me krijimin e Zyrës Kombëtare të të Dhënave”,- tha Wu. (Irma)