Fjala e zëdhënësit të MPJ-së për konfliktin e armatosur në Sudan
2023-04-16 15:35:12

Gazetari e pyeti se më 15 prill, sipas kohës lokale, u zhvilluan përleshje të ashpra me armë midis Forcave të Armatosura Sudaneze dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë në kryeqytetin Khartoum  të Sudanit. Cili është komenti i Kinës?

Zëdhënësi u përgjigj se Kina i kushton vëmendje zhvillimit të situatës në Sudan dhe u bën thirrje palëve në konflikt që të pushojnë zjarrin sa më shpejt dhe të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës. Kina shpreson që të gjitha palët në Sudan të forcojnë dialogun dhe së bashku të çojnë përpara procesin e tranzicionit politik.