Teknologjia e gjurmimit ndihmon në rritjen e grumbullimit të deveve në Xinjiang
2023-04-16 14:08:59

Foto nga Chinanews.com

Me ndihmën e teknologjisë moderne, barinjtë në Tumxuk, në Rajonin Autonom të Xinjiang Ujgur të Kinës veriperëndimore, nuk kanë më nevojë të shqetësohen për kullotjen dhe grumbullimin e deveve, raportoi “Chinanews”, citon “China Daily”.

Më parë, barinjtë në këtë zonë të madhe shkretëtirë nuk mund të merrnin informacion në kohë dhe të saktë për lëvizjen e bagëtive të tyre. Tani, me promovimin e projekteve bujqësore të asistuara nga teknologjia, gjërat po bëhen më të lehta dhe efikase.

Duke instaluar një sensor vendndodhjeje te kafshët dhe duke përdorur telefonat celularë të barinjve, mund të arrihet gjurmimi në kohë reale i bagëtive dhe të sigurohen paralajmërime të hershme për motin ekstrem për të menaxhuar kullotat në mënyrë efektive.

Sipas raportit, gjurmimi i vendndodhjes është vetëm një aplikim primar i teknologjisë. Më shumë informacione për bagëtinë mund të dërgohen edhe në sistemin “backend” përmes përmirësimeve teknologjike, duke formuar një skedar elektronik për vlerësimin e shëndetit të deveve. Përveç aktivitetit dhe sjelljes së tyre, temperatura dhe gjendja shëndetësore e deveve mund të monitorohen dhe transmetohen në telefonat e barinjve përmes një mini-programi në “WeChat”. (Irma)