Miratohen 3 centrale të energjisë eolike në Vlorë
2023-04-16 12:19:28

Foto nga RTSH

Qeveria shqiptare miratoi tre vendime të rëndësishme për ndërtimin e centraleve gjenerues të energjisë elektrike eolike në qarkun Vlorë.

Tre centralet me kapacitete 3 MW dhe vepra ndihmëse, që nuk janë objekte koncesioni, ndodhen në Tragjas dhe Orikum, përcjell “RTSH”. 

Ata do të ndërtohen nga tre shoqëri: “A GREAT COMPANY sh.p.k.”; “NIKOLICA SKI RESORT sh.p.k.” dhe  “SUNTECH POWER sh.p.k.”.

Sipas vendimeve përkatëse për këto tre ndërtime, koha për marrjen e lejes së ndërtimit, ndërtimin dhe vënien në operim të parkut eolik do të jetë brenda 36 muajve.

Afati i aktivitetit të prodhimit është 49 vite nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. (Irma)