Rita Ora do të performojë disa nga hitet të saj më të mëdha në gjysmëfinalen e Eurovizionitë muajin e ardhshëm. Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora është e ftuar speciale në Eurovision 2023. Organizatorët kanë njoftuar se këngëtarja me famë botërore pritet të përformojë në gjysmëfinalen e parë të këtij edicioni, që do të mbahet me 9 maj. Rita Ora do bëhet pjesë e festivalit për një performancë të veçantë, e cila pritet të jetë madhështore në skenën e Eurovision-it, festival i cili këtë vit mbahet në Britaninë e Madhe, në Liverpool. Bashkë me këngëtaren Rita Ora, do jenë të ftuara speciale edhe Rebecca Ferguson, Alyosha, Julia Sanina dhe Maria Yaremchuk. Në rrjetet sociale Rita ka shkruar “Mezi po pres”.
Një vit më parë festivalin Europian e fitoi Ukraina, por për shkak të kushteve të vështira aty, Britania e Madhe u zgjodh për ta realizuar këtë vit festën e madhe të muzikës europiane, e cila kishte zënë vendin e dytë. Këtë vit në Eurovision Shqipëria përfaqësohet me këngëtaren Albina Kelmendi dhe familjen e saj.