Kina krijon 13 qendra mjekësore kombëtare të specializuara
2023-04-16 09:54:05

Foto nga VCG

Kina ka krijuar 13 qendra mjekësore kombëtare të specializuara në fusha të ndryshme, deklaroi Li Dachuan, zyrtar në Komisionin Kombëtar të Shëndetit (NHC).

Sipas tij, NHC ka punuar me Komisionin Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës për të miratuar ndërtimin e 76 qendrave të tjera mjekësore rajonale në zona me burime mjekësore të pamjaftueshme, përcjell “Xinhua”.

Qendrat mjekësore kombëtare ekzistuese specializohen në fusha të tilla si sëmundjet kardiovaskulare, kanceri, geriatria, mjekësia traumatike dhe mjekësia pulmonare, tha Li.

Qendrat mjekësore kombëtare dhe rajonale zhvilluan 372 teknologji mjekësore që janë pioniere ose udhëheqëse brenda ose jashtë vendit në vitin 2022, si dhe mbi 1400 teknologji diagnostikimi dhe trajtimi janë transferuar në provinca të ndryshme qëkur Kina filloi programin për ndërtimin e këtyre qendrave, tha Li.

Sipas tij, Kina do të bëjë plane për të ndërtuar më shumë qendra mjekësore kombëtare dhe rajonale në pesë vitet e ardhshme për të balancuar zhvillimin e shërbimeve mjekësore midis rajoneve. (Irma)