Do të publikohet artikulli i Xi mbi modelin e ri të zhvillimit
2023-04-16 14:47:22

Foto nga VCG

Një artikull nga Xi Jinping, sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK), mbi përshpejtimin e krijimit të një modeli të ri zhvillimi, do të publikohet të dielën.

Artikulli i Xi, gjithashtu presidenti kinez dhe kryetari i Komisionit Qendror Ushtarak, do të botohet në numrin e tetë të këtij viti të revistës Qiushi, një botim kryesor i Komitetit Qendror të PKK.                

Kina po punon për të arritur modernizimin për më shumë se 1.4 miliardë njerëz, më shumë se popullsia e kombinuar e të gjitha vendeve të zhvilluara sot. Është një detyrë me vështirësi dhe kompleksitet të pashembullt, kështu që Kina duhet të mbajë  zotërim të fortë mbi zhvillimin e saj, thekson artikulli.

Vetëm përmes përshpejtimit të krijimit të një modeli të ri zhvillimi, Kina mund të vendosë një themel të fortë për zhvillimin e saj ekonomik, të rrisë sigurinë dhe stabilitetin e zhvillimit të saj dhe të sigurojë që kursi i përtëritjes kombëtare të mos vonohet ose ndërpritet, sipas artikullit.

Ndërsa pranon përparimin dhe arritjet solide të Kinës në nxitjen e një modeli të ri zhvillimi, artikulli thekson se për të ndërtuar këtë model të ri në të gjitha aspektet ka ende shumë punë për të bërë.  (Çang Çuo)